Në Islamabad ka filluar mobilizimi i Pakistanit dhe krijimi i sigurisë së lartë para ditëve ku palët do të udhëtojnë për vazhdimin e negociatave e dy shteteve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Sipas BBC, Policia, ushtria dhe forcat paramilitare po ofrojnë siguri të armatosur, ndërsa mijëra policë janë sjellë nga Punjab përreth, ndërsa zyrat qeveritare janë mbyllur dhe disa universitete po zhvillojnë mësimin online.


Sot gjatë ditës presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, ka bërë të ditur se një delegacion nga New York-u do të udhëtojnë drejt Islamabadit për vazhdimin e negociatave, ndërsa Irani ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht se a do të jenë prezent apo jo.