January 23, 2026
1 min read

Para bisedimeve, zëdhënësi i Kremlimit thotë se forcat ukrainase duhet të largohen nga Donbasi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj që forcat ukrainase të largohen nga Donbasi i Ukrainës – një rajon që mbetet një pikë kyçe ngërçi si për Kievin ashtu edhe për Moskën.

Ky është një kusht shumë i rëndësishëm, tha ai përpara bisedimeve trepalëshe Ukrainë – Rusi – ShBA, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Forcat e armatosura ukrainase duhet të largohen nga territori i Donbasit, duhet të tërhiqen që andej”, tha Peskov, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Latest from Blog

Ndërron jetë nipi i Agim Çekut

Ka ndërruar jetë i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku
Go toTop