December 31, 2025
1 min read

Paralajmërimet për protesta nga punëtorët e KEK’ut, Kurti: Kemi respekt për ta, s’ka problem që s’mund të zgjidhet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar qasjen e tij lidhur me paralajmërimet për protesta nga punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në vitin 2026, të cilët po kërkojnë rritje të pagave.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti theksoi se KEK-u nuk është administratë shtetërore, por ndërmarrje publike, duke sqaruar se ndërmarrjet publike kanë sistem të veçantë pagash dhe se ekzistojnë mekanizma institucionalë për adresimin e kërkesave të punëtorëve.

“Së pari, mora vesh që paga mesatare është 720 euro dhe janë edhe 110 euro për shujta dhe 26 euro për transport dhe sigurim shëndetësor, si dhe përvojë pune. Ju e dini që KEK-u nuk është administratë shtetërore, por ndërmarrje publike. Buxheti i përgjithshëm për shërbyesit publikë është 47 për qind, ndërsa ndërmarrjet publike kanë një sistem të veçantë të pagave. Kemi respekt për punëtorët e KEK-ut; natyrisht që ata mund t’i drejtohen edhe kryeshefit, edhe bordit, edhe ministrisë, edhe mua. Besoj që nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen”, tha ai.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop