March 11, 2026
1 min read

Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po kërkon nga partitë emrat e të propozuarve për anëtarë të rinj të KQZ-së.

Burime të IndeksOnline bëjne me dije se tanimë disa nga to kanë filluar caktimin e emrave për anëtarë të rinj në këtë institucion.

Sipas këtyre burimeve vetëm PDK dhe minoritetet ende nuk kanë caktuar emrat se kush do t’i përfaqësoj në KQZ.

Subjekti më i madh politik në vend, do të vazhdoj të përfaqësohet me Alban Krasniqin, ndërsa LDK me Sami Hamitin. Partia e Ramush Haradinajt e ka propozuar edhe për një mandat, Muharrem Nitajn. Ky i fundit ishte pjesë e KQZ-së nga ky subjekt edhe në mandatin e kaluar.

PDK dhe minoritetet ende nuk kanë vendosur për emrat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një anëtarë mund t’i ketë tri mandate të njëpasnjëshme në KQZ.

Vetëvendosje dhe PDK do t’i kenë nga dyanëtarë, ndërsa LDK dhe AAK nga një.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 të këtij neni.

Latest from Blog

Go toTop