September 18, 2025
1 min read

Pas dy amerikanëve, të hënën dëshmon një britanik në Hagë 

Pas përfundimit të dëshmisë së juristit amerikan Paul Williams, këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojë me dëshmitarë të tjerë.

Të hënën më 22 shtator, pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë, një britanik, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai do të dëshmojë pas dy amerikanëve, James Rubin dhe Paul Williams..

Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

Latest from Blog

Go toTop