Pas takimit njoftues me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime edhe në godinën e Qeverisë së Kosovës.
Sipas burimeve të Klan Kosova, ai ka zhvilluar takime në këtë godinë, por ende nuk është bërë publike se me kë është takuar saktësisht.
“Vlen të theksohet se edhe partitë opozitare nuk janë takuar ende me emisarin, por vetëm sekretarja e PDK-së, në një përgjigje për Klan Kosova ka njoftuar se rreth orës 16:00 do të takohet me drejtoreshën e BE-së”, tha Sala Gashi.