January 13, 2026
1 min read

Pas përmbytjeve, hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas, përfshirë aksin rrugor në afërsi të “Prishtina Mall”, e cila mbeti e bllokuar për disa ditë shkaku i përmbytjeve nga të reshurat, është hapur për qarkullim normal të komunikacionit rrugor.

Në njoftim u tha se pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku.

Policia tha se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit.

Ky institucion ka ftuar të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Kjo rrugë mbeti e bllokuar që nga 10 janari si pasojë e pranisë së madhe të ujit.

Latest from Blog

Si ju duket Dolce me pamjen e saj të re?

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce ka ndryshuar pamjen. Këtë gjë e ka bërë vetëm përkohësisht, duke vendosur një parukë. “Banore e re”, është shprehur ajo me shaka.
Go toTop