September 17, 2025
1 min read

Pas tri ditësh, James Rubin përfundon dëshminë e tij në Hagë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Për tri ditë rresht, ai tregoi gjithçka që ka ditur për luftën e UÇK-së, raportet e tij të dikurshme dhe të tanishme me emrat e të akuzuarve në Hagë.

Dëshmia e tij nga shumë shqiptarë po shihet si një ogur i mirë, në mundësinë e lirimit nga burgu të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Pjetër Shalës dhe Komandant Calit.

Latest from Blog

Go toTop