January 23, 2026
1 min read

“Pastrimi” aplikon çmimoren e re për grumbullimin e bërllokut

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar qytetarët e Prishtinës për zbatimin e çmimores së re për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave.

Ky ndryshim thuhet se vjen në përputhje me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar zyrtarisht nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në dhjetor të vitit 2023, dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ky akt, sipas kompanisë, nënkupton përcaktimin e tarifave të standardizuara për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale, të cilat janë hartuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat institucionale të qytetit tonë. Po ashtu reflekton kategorizimin e konsumatorëve, nga amvisëritë rezidente e jorezidente, tek bizneset e ndryshme sipas madhësisë dhe llojet e kontratave,  në mënyrë që shërbimi të ofrohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe efikase për të gjithë.

“Synimet kryesore të zbatimit të çmimores janë:

  • sigurimi i një sistemi të qëndrueshëm financiar për funksionimin e shërbimit;
  • rritja e transparencës dhe qartësisë në tarifim;
  • mbështetja e ofrimit të një shërbimi të rregullt dhe cilësor për të gjithë konsumatorët;
  • përmbushja e standardeve mjedisore dhe të shëndetit publik në territorin e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

“KRM “Pastrimi” po ashtu ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm me qytetarët dhe subjektet ekonomike duke thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo sqarim të mëtejshëm dhe informacion të nevojshëm për implementimin e çmimores.

“KRM “Pastrimi” e vlerëson lart bashkëpunimin me qytetarët dhe subjektet ekonomike dhe është e disponueshme për çdo sqarim të mëtejshëm, informim publik apo bashkëbisedim institucional në lidhje me çmimoren e miratuar. Qëllimi ynë kryesor mbetet garantimi i një qyteti më të pastër, një shërbimi më efikas dhe një procesi të drejtë tarifimi për të gjithë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Ndërron jetë nipi i Agim Çekut

Ka ndërruar jetë i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku
Go toTop