Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.
Me datë 6 qershor, PD do të mbledhë Kuvendin Kombetar, ndërsa ka publikuar kalendarin se kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e partisë.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga mëson se zgjedhjet në degët e partisë do të përfundojnë më 30 prill, ndërsa më 23 maj do të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë.