Pasditen e sotme pritet të mbahet seanca parlamentare në të cilën do të bëhet konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Në kuadër të përgatitjeve për këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka caktuar emrin për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këtë pozitë pritet ta marrë ish-diplomatja Vlora Çitaku.
Ndërkohë, brenda PDK-së po zhvillohen diskutime edhe për emrin e shefit të grupit parlamentar. Sipas burimeve, dy emrat më të përfolur për këtë post janë Enver Hoxhaj dhe Përparim Gruda.
Seanca e sotme konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të institucioneve pas zgjedhjeve.