October 13, 2025
1 min read

PDK-ja thotë se doli e para në Kosovë me 175 mijë vota për Kuvende Komunale, LDK-ja të kundërtën: Kemi 180 mijë

Partia Demokratike e Kosovës thotë se doli “partia e parë në Kosovë, me mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale”.

PDK-ja tha se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit arriti të marrë “numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale”, ku tha se “radhitet e para”.

“Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota”, thuhet në postim.

Ndryshe thotë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Kokën lart të gjithë. Sepse LDK-ja sot është më e fortë, më e organizuar dhe më e lidhur me njerëzit se kurrë më parë. Ju jeni dëshmia e kësaj. LDK ka sot mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale, dhe pa diskutim del partia e parë nga këto zgjedhje lokale”, shkroi ai ndër tjerash në një postim të sotëm në Facebook.

Latest from Blog

Go toTop