April 17, 2026
1 min read

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, vendosë ta mbledhë Këshillin Drejtues më 20 prill 

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe procesin e organizimit të brendshëm të partisë.

Në këtë mbledhje, kryetari i këtij subjekti politik, Bedri Hamza dhe kryesia vendosën që të thërrasin mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill.

Pas kësaj mbledhjeje, PDK ka njoftuar se do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët.

“Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre”, thuhet në një njoftim të këtij subjekti politik, transmeton Klankosova.tv.

Latest from Blog

Go toTop