Ditëve të fundit ka pasur raportime se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza mund të ketë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur.
Burimet brenda PDK-së kanë bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë takim mes liderit të PDK-së dhe kryetarit të LVV-së, dhe se gjithçka është spekulim.
“Nuk ka pasur asnjë takim në mes të kryetarit Hamza dhe kryeministrit në detyrë, Kurti. Është gjithçka spekulim dhe nuk merremi me to”, thanë burimet.