December 30, 2025
1 min read

PDK renditet e dyta, ja pesëshja më e votuar e partisë

Partia Demokratike e Kosovës është e dyta në listë për nga votat e deputetëve.

Deri tani, sipas KQZ-së, ky subjekt politik ka arritur të marrë 64 mijë e 934 vota.

Top-pesëshja e kësaj partie përbëhet nga Bedri Hamza me 54 mijë e 681 vota, i pasuar nga Arian Tahiri me 25 mijë e 931 vota, Përparim Gruda me 24 mijë e 386 vota, Uran Ismaili me 18 mijë e 768 vota, ndërsa e pesta është Sala Jashari, e cila deri në këto momente ka grumbulluar 17 mijë e 441 vota.

Latest from Blog

Theret me thikë një nxënëse në Pejë

Një nxënëse është therur me thikë para pak çastesh në Pejë. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë. Viktima është nisur me urgjencë drejt
Go toTop