March 7, 2026
1 min read

PDK thotë se është e gatshme për zgjedhje të reja

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja, nëse vendi shkon drejt një procesi të tillë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, përmes një postimi në Facebook  shkroi se situata politike po e çon vendin drejt zgjedhjeve.

Sipas tij, kjo po ndodh jo për shkak të mungesës së alternativave, por për shkak të refuzimit të marrëveshjeve politike.

“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve jo sepse munguan alternativat, por sepse shumica parlamentare refuzoi çdo marrëveshje. PDK ofroi zgjidhje konkrete: kandidat konsensual, marrëveshje politike dhe stabilitet institucional. Por kur refuzohet çdo kompromis dhe insistohet vetëm në kandidatë partiakë, bëhet e qartë se problemi nuk është Presidenti, por dëshira për kontroll absolut të institucioneve. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja politike. Kosova ka nevojë për përgjegjësi. PDK është e gatshme për zgjedhje, kurdo që mbahen ato, dhe për t’u ofruar qytetarëve një alternativë serioze për stabilitet dhe zhvillim”, shkroi Tahiri.

Latest from Blog

Aktorja e njohur në lidhje me Mbappe?

Kylian Mbappe duket se ka nisur një romancë të re. Ai u pa nën shoqërinë e aktores së njohur spanjolle, Ester Exposito, dhe rrjeti është ndezur me thashetheme. Informacioni rreth një takimi
Go toTop