Rreshtermajori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka, është pensionuar nga detyra e tij.
Me këtë rast, në FSK u zhvillua ceremonia e pensionimit të tij.
“Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, rreshtermajori Bedri Zuka u prit nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili vlerësoi lart profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës” thuhet në njoftimin e FSK-së.
Gjenerali Jashari i ndau medaljen e karrierës rreshtermajorit Zukës, si vlerësim i veçantë për shërbim të ndershëm dhe të palodhur në uniformë.
“FSK i shpreh falënderimet më të sinqerta për punën dhe sakrificën e tij, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në etapën e re të jetës.
Faleminderit për shërbimin” thuhet në njoftim.