March 17, 2026
1 min read

Për të dytën ditë radhazi, anulohet seanca për krime lufte ndaj Pantiqit dhe Zariqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është anuluar për të dytën ditë radhazi seanca ndaj dy të akuzuarve për krime lufte, Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, për shkak të gjendjes shëndetësore të Pantiqit, i cili nuk ka mundur të paraqitet në gjykim. E njëjta arsye çoi në anulimin edhe të seancës së sotme.

Sipas aktakuzës së ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Pantiq (ish-kryeshef i policisë në Istog) dhe Zariq (ish-polic) akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile.

Aktakuza i lidh ata me ngjarjet e majit 1999 në burgun e Dubravës, ku pas bombardimeve të NATO-s, forcat policore serbe dyshohet se ushtruan dhunë sistematike ndaj të burgosurve shqiptarë, duke i rrahur, vrarë dhe plagosur dhjetëra prej tyre. Po ashtu, përmenden raste të dhunës seksuale dhe vrasje të civilëve në komunën e Istogut.

Latest from Blog

Go toTop