October 12, 2025
1 min read

Përditësohen të dhënat: Më shumë se 7% e qytetarëve kanë votuar deri tash, prin Prishtina me 18 mijë votues

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve në të gjithë Kosovën që shfrytëzuan të drejtën për votë ka shkuar në 149,993 mijë, ose më shumë se 7% e qytetarëve.

18 mijë qytetarë votuan në Prishtinë, afro 10 mijë në Prizren, më shumë se 7 mijë në Gjilan, në Mitrovicë të Jugut afro 7 mijë e Fushë Kosovë afro 5 mijë votues.

Ndryshe,  KQZ ka bërë përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Latest from Blog

Aksidentohen tri vetura në Gllarevë

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë. Lajmi është bërë i ditur edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi,
Go toTop