March 5, 2026
1 min read

Përfundojnë punimet, rruga Prishtinë-Pejë e gatshme për qarkullim

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet në Urën e Dollcit, kanë përfunduar dhe rruga Prishtinë-Pejë tashmë është e gatshme për hapje.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në urë është kërkuar angazhim i menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje në terren.

“Në afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme teknike për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar tani siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve.Punimet kanë përfunduar sot dhe ura tashmë është e gatshme për hapje.  Trafiku në aksin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht, dhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj qytetarët për mirëkuptimin, si dhe administratën e punëtorët për punën efektive”, shkroi Basha.

Latest from Blog

Go toTop