Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se ka përfunduar afati kalimtar në basketboll te meshkujt për basketbollistët vendorë.
Sigal Prishtina ka rikthyer Jon Ismajlin nga Vëllaznimi, derisa me vendor u përforcua edhe me Arbër Sinanin, kurse Bashkimi u përforcua me Malcolm Armstead.
Klubet e elitës mund të transferojnë basketbollistë të huaj deri 72 orë para javës së 22-të të ProCredit Superligës.
“Ky mbetet njëri nga kampionatet më interesante në vitet e fundit, ku po zhvillohet luftë e ashpër për çdo pozitë”, tha FBK.
Shumë transferime kishte edhe në Ligën e Parë të Meshkujve, me skuadrat që synojnë elitën, derisa edhe Klubet e Ligës së Dytë të Meshkujve bënë përforcime, varësisht nga synimet.