April 3, 2026
1 min read

Përfundon seanca, nuk ka kuorum për rezolutën e LDK-së për çmimin e naftës

Rezoluta e propozuar nga LDK-ja me mbështetjen e partive të tjera opozitare lidhur me uljen e akcizës dhe TVSh-së për naftën, nuk është hedhur në votim.

Kjo ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit dhe votimi është shtyrë për seancën e radhës, njofton Klankosova.tv.

Sot në Kuvend u diskutua gjerë e gjatë lidhur me shtrenjtimin e çmimit të naftës dhe gjetjen e një zgjidhjeje, të propozuar nga opozita.

Nuk munguan as përplasjet midis opozitës dhe Qeverisë, madje në një moment deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia hoqi mikrofonin kryeministrit Albin Kurti duke kërkuar nga ai që të qëndronte në temë.

Ky i fundit tha se ndonëse ndër vite opozita ka kërkuar heqje TVSh-je e akcize, ai s’e ka bërë dhe madje është rritur në zgedhje.

Latest from Blog

Go toTop