September 8, 2025
1 min read

Përgjaket protesta në Nepal, 14 të vrarë në revoltën kundër ndalimit të Facebook e Youtube

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu.

Kjo pasi protestuesit u përplasën me policinë për shkak të një vendimi qeveritar që ndalon 26 rrjete sociale, përfshirë Facebook, X dhe YouTube.

Protestuesit thyen rrethimet dhe detyruan policinë të tërhiqej, ndërsa rrethuan godinën e parlamentit.

Sipas skynews, policia ka qëlluar ndaj turmës që tentonte të hynte në ndërtesë.

Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion, por nuk arritën të kontrollonin situatën dhe kërkuan strehim brenda parlamentit.

Turmat brohorisnin: “Ndaloni ndalimin e rrjeteve sociale, ndaloni korrupsionin, jo rrjetet sociale.”

Televizioni shtetëror konfirmoi numrin e viktimave dhe të plagosurve.

Latest from Blog

Go toTop