Zhvillime të reja kanë ndodhur nga rasti tronditës në Prizren, ku më 5 janar dy grupe u konfliktuan me armë zjarri dhe si pasojë dy persona mbetën të plagosur.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Arlind Hoxha, njëri nga të dyshuarit e këtij rasti, është dorëzuar në Polici.
Kujtojmë se deri te kjo ngjarje kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy grupeve, ndërsa të gjithë të dyshuarit, sipas burimeve të Klankosova.tv, kanë të kaluar kriminale.
Rasti po hetohet në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.