Një grua shtetase e huaj dhe një burrë nga Kosova janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, janë përleshur mes vete dhe kanë pësuar lëndime.
Pas incidentit, të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë, konkretisht një thikë.
“Pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.