March 17, 2026
1 min read

Përmbyset mjeti bujqësor, vdes 63 vjeçari ne Elbasan

Ditën e djeshme ka humbur jetën një 63-vjeçar ne fshatin Grekan te Elbasanit, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor qe drejtonte dhe mjeti është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen.

I ndjeri me inicialet E. B., ishte banues në fshatin Grekan, raporton A2.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

Më datë 16.03.2026, shtetasi E. B., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor që drejtonte në fshatin Grekan, dhe si pasojë mjeti është përmbysur. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi E. B.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Latest from Blog

Ministrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Orav
Go toTop