Një postim i fundit i atdhetarit të njohur Hektor Beqiri ka ngjallur emocione të forta në rrjetet sociale. Duke ndarë disa vargje të shkruara larg atdheut – “Do të vijnë bashkë me zogjtë, bashkë me erën që e nis pranverën…” – Beqiri solli në vëmendje këngën e interpretuar me shumë ndjenjë nga nipat e heroit Sefë Mleqani.
Sipas tij, përmes interpretimit të tyre “vjen zëri i çlirimtarëve tanë, zëri i atyre që edhe sot, larg Kosovës, e mbajnë vendin në zemër”. Beqiri thekson se mesazhi që mërgata përçon nga distanca, shpesh nga “mure të ftohta”, mbetet i ngrohtë dhe i fuqishëm: dashuria për Kosovën nuk shuhet dhe sakrifica e brezave nuk harrohet.
