February 2, 2026
1 min read

Përparim Rama arrin koalicion të madh në Prishtinë, veç VV mbetet jashtë?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka arritur një koalicion të gjerë për ta udhëhequr komunën, pas marrëveshjeve që ka arritur me disa parti politike.

Burimet e Klan Kosovës kanë bërë me dije se pjesë e këtij koalicioni do të jetë PDK, AAK, NISMA dhe Lista për Prishtinën.

Sipas të njëjtave burime,  sot ose eventualisht nesër, Rama do të njoftojë zyrtarisht për marrëveshjen.

Kësisoj, LDK në kryeqytet pritet të krijojë shumicë absolute, duke lënë jashtë vetëm Vetëvendosjen.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop