Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur heqja e asfaltit edhe në pjesën e mbetur të sheshit “Xhorxh Bush”, deri te Hotel Grand.
“Filloi demolimi i asfaltit edhe në pjesën e mbetur të sheshit ‘Xhorxh Bush’, deri te Hotel Grand”, ka shkruar Rama.
Ky veprim është pjesë e projektit për transformimin dhe rregullimin e kësaj zone qendrore të kryeqytetit.