October 23, 2025
1 min read

Përveç përkrahjes 3 vjeçare për KFOR, çfarë do të përfitojë Kosova e rajoni nga Procesi i Berlinit nën lidershipin britanik

Gjatë kësaj jave, në Londër, është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ambasada e MB-së në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka theksuar se nën drejtimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe në bashkëpunim me pjesëmarrësit e këtij Samiti, janë marrë një numër nismash të reja.

 Në këto masa përfshihen sanksione të reja britanike ndaj 13 individëve dhe entiteteve, përfshirë drejtues bandash, falsifikues pasaportash dhe financues të paligjshëm që mundësojnë trafikimin e njerëzve përmes Ballkanit Perëndimor

Gjithashtu do të bëhet Zgjerimi i Taskforcës së Përbashkët për Migracionin, bashkëpunim më të ngushtë me Frontex dhe fonde të reja britanike për Kthime të Asistuar Vullnetare

Në kuadër të Procesit të Berlinit do të bëhet realizohet edhe bashkëpunim i shtuar dhe ndarje të thelluar të inteligjencës për të goditur grupet e krimit të organizuar

“Nismën e re të partneritetit me Irlandën e Veriut për të promovuar pajtimin në Ballkanin Perëndimor dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të “Kështjellës Hillsborough” mbi Marrëdhëniet e Mira Fqinjësore nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Një nga pikat e tjera është edhe zgjatja e rolit udhëheqës të Mbretërisë së Bashkuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për tre vite të tjera, deri në vitin 2028, duke treguar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj NATO-s dhe mbrojtjes së Evropës nga konfliktet e mëtejshme

Përveç tjerash do të ketë fonde britanike për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshja e të gjitha vendeve të rajonit për të marrë pjesë në Qendrën e Kapaciteteve Kibernetike në Podgoricë

“Nisja e një partneriteti të përbashkët MB & BE për ndarjen e ekspertizës në forcimin e legjislacionit, kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja. Angazhime për Barazinë Gjinore për të mbështetur gratë në rolet drejtuese dhe në bizneset e vogla”, përfundon njoftimi.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop