October 22, 2025
1 min read

Pësoi lëndime të rënda pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit, nga QKUK tregojnë gjendjen e pacientit

Një person ka pësuar lëndime të rënda pas shpërthimit të një bombole të oksigjenit që ndodhi sot në rrugën Kaçanik – Ferizaj, konkretisht në fshatin Nikaj.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

Rreth gjendjes së tij shëndetësore detaje për Klankosova.tv kanë dhënë nga Qendra Emergjente.

Drejtori Naser Syla, tha se gjendja është stabile.

“Gjendja stabile, por me lëndime të rënda. Po vazhdon të trajtohet në Qendren Emergjente. Sipas gjitha gjasave do ta vazhdojë trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Syla. 

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop