Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Panorc të Malishevës.
I dyshuari i cilipo kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar është kapur të enjten në Shqipëri.
“Fsh. Panorc, Malishevë/ 21.06.2024-05:00.Lidhur me rastin është raportuar se bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar me 28.01.2026 në Republikë të Shqipërisë nga zyrtarët e ILEC-ut është arrestuar i kërkuari/dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti është inicuar si “Kultivim i bimës së hashashit, shkurrës-kokainës”.