July 13, 2026
1 min read

Po shkëlqen në Kupën e Botës, Digne bëhet me skuadër të re!

Paris Saint-Germain është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të majtë Lucas Digne, pasi palët kanë arritur një marrëveshje verbale për kushtet personale.

Sipas raportimeve, kampionët e Francës e kanë njoftuar tashmë Aston Villan se do ta aktivizojnë klauzolën e lirimit të futbollistit menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, shkruan Indeksonline

Shuma e transferimit pritet të jetë më pak se 10 milionë euro.

Digne, i cili ka përvojë të madhe në futbollin evropian me skuadra si Lille, Paris Saint-Germain, Roma, Barcelona, Everton dhe Aston Villa, është gati të rikthehet në kryeqytetin francez pas disa vitesh.

Latest from Blog

Go toTop