March 10, 2026
1 min read

Po trafikonin 6 pistoleta, dy të rinj shtrihen në tokë nga policia

Policia e Tiranës vuri në pranga dy të rinj te “Rrethi i Freskut” pas një aksioni kundër trafikut të armëve të zjarrit.

Gjatë operacionit të koduar “Rotondo”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive për të goditur një grup të trafikuar të armëve të zjarrit, efektivët ndaluan një automjet ku po udhëtonin shtetasit Donati Jaku, 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje, ndërsa bashkëpunëtori i tyre, E. S., është shpallur në kërkim, raporton Euronewsalbania.

Gjatë kontrolleve në automjetin e drejtuar nga 22-vjeçari Florian Gjeta, u sekuestruan 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në zonë, si dhe 4 celularë.

Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë ndërsa u sekuestrua dhe automjeti tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin.

Latest from Blog

Berjani: Rrezikojmë të mbesim pa naftë

Kryetari i Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për Indeksonline ka deklaruar se furnizimi i Kosovës me derivate të naftës bëhet kryesisht përmes kompanive nga Shqipëria, ndërsa ka shprehur pakënaqësi ndaj
Go toTop