January 20, 2026
1 min read

Pogba kishte refuzuar Real Madridin për t’u kthyer te Manchester United

Paul Pogba pranoi se kishte refuzuar Real Madridin për të realizuar transferimin e tij prej 89 milionë paundësh te Manchester United në vitin 2016. Francezi zgjodhi të rikthehej në “Old Trafford” atë verë, në vend që të largohej nga Juventusi për në “Bernabeu”.

Ai tha për podcastin Beyond the Pitch:

“Për të qenë i sinqertë, Real Madridi erdhi tek unë dhe po mendoja të shkoja atje, por po mendoja edhe për Manchester Unitedin. Zemra më tha të kthehesha te United, nuk e di pse, nuk e dija çfarë do të ndodhte. Por e bëra dhe nuk pendohem. Kurrë nuk pendohem për zgjedhjet e mia.”

Pogba aktualisht është pjesë e Monacos pas rikthimit në fushë nga suspendimit dy vjeçar që kishte marrë për shkak të dopingut.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop