September 9, 2025
1 min read

Policia deklarohet për therjen te ”Xhamia e Llapit”

Një person është therur me thikë pak momente më parë në rrugën “Ilir Konushevci” në kryqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Pllana.

Latest from Blog

Go toTop