March 12, 2026
1 min read

Policia dhuron donacion për shoqatën Down Syndrome Kosova

Policia e Kosovës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 1362 euro për shoqatën e Down Syndrome Kosova.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë shoqata Down Syndrome Kosova.

Postimi i plotë:

Kauza jonë çdo ditë e më shumë po fuqizohet me mbështetjen tuaj. Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim në qendrën tonë znj. Luljeta Mehmeti Majore dhe z. Blerim Sadriu Kapiten nga Kosovo Police.

Përveç vizitës, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës sollën një donacion financiar në vlerë prej 1,362 €, shumë e mbledhur me vetë iniciative nga zyrtarët policor.

Në emër të Shoqatës tonë, falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në forma të ndryshme dhe për mbështetjen ndaj kauzës sonë. Shuma e dhuruar sot do të përdoret për shërbimet terapeutike dhe sociale që ne si shoqatë i ofrojmë brenda pesë qendrave tona, shërbime të cilat i ofrojmë pa pagesë.

Qëndrueshmëria e këtyre shërbimeve vazhdon të jetë sfiduese, por  iniciativa të tilla/ donacione si ky sot, kontribuojnë  në mbështetjen e tyre.  Andaj ju ftojmë secilin të vazhdojë të na qëndrojë pranë.

Latest from Blog

“Pussycat Dolls” konfirmojnë ribashkimin

Grupi i vajzave “The Pussycat Dolls” ka njoftuar se do të ribashkohen si një trio për një këngë të re dhe një turne botëror. Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt kanë

Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë
Go toTop