Policia e Kosovës e ka kapur me substanca narkotike një person në pikën kufitare në Vërmicë, ndaj të cilit tashmë është iniciuar hetimi për vepër penale.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari është shtetas i Shqipërisë, te i cili pas kontrollit, është gjetur një sasi e marihuanës.
Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për t’u intervistuar lidhur me rastin.
Nga PK kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.