January 13, 2026
1 min read

Policia e Kosovës prangos shtetasin e huaj, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Një shtetas i huaj është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësiti FAST.

Sipas njoftimit, ai kishte qenë i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

I njëjti, me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

“Sot me datë 13.01.2026 rreth orës 11:45, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht ekipi FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera, ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Trump: Vazhdojeni protestën, ndihma po vjen!

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka reaguar pas protestave në Iran. Ai u ka bërë thirrje demonstruesve në Iran që të “Vazhdojnë të protestojnë”. Si rezultat i dhunës kundër protestuesve, Trump thotë

“Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

Të martën është publikuar online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, i cili përmban rreth 125 mijë njësi leksikografike dhe konsiderohet si fjalori më voluminoz i gjuhës shqipe deri më tani. Në Fjalorin
Go toTop