January 29, 2026
1 min read

Policia grumbullon të dhëna, Prokuroria e Pejës në pritje të rinumërimit të votave

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj është takuar me përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në këtë qytet.

Në lidhje me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit, Vuçetaj bëri të ditur se më 19 janar ka autorizuar policinë për grumbullimin e informatave lidhur me numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Sipas saj, Prokuroria është në pritje të përfundimit të procesit të rinumërimit, pas së cilit do të analizohen të gjitha të gjeturat dhe provat që do t’i dorëzohen prokurorit të shtetit për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme ligjore.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për harmonizimin e veprimeve të përbashkëta në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sigurisë publike për qytetarët e rajonit të Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës riafirmuan përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që kryejnë vepra penale.

Latest from Blog

Theret me thikë një nxënëse në Pejë

Një nxënëse është therur me thikë para pak çastesh në Pejë. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë. Viktima është nisur me urgjencë drejt
Go toTop