October 22, 2025
1 min read

Policia jep detaje: 4 të lënduar nga aksidenti në Zabel të Drenasit

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i ulët në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të tri automjete janë përfshirë në aksident.

Ahmeti njoftoj se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i ulët në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit katër persona  janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop