July 17, 2026
1 min read

Policia kap personin e kërkuar në Skenderaj, përfundon në burg me 4 vite dënim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Skenderaj një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Sipas njoftimit, pas mbledhjes së informatave për vendndodhjen e tij, policia ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku edhe është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit prej 4 vitesh burgim. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop