October 7, 2025
1 min read

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për drogë

Drejtoria e Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar Fazli (Shaip) Nrecajn, të lindur më 8 prill 1979 dhe banues në fshatin Maqitevë të Suharekës.

Sipas Policisë, ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të substancave psikotrope, si dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë autorizimin për publikimin e fotografisë së tij në media dhe rrjete sociale, me qëllim që të ndihmohet në arrestimin e të dyshuarit.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të kenë për vendndodhjen e Fazli Nrecajt në numrin 192, në rrjetet sociale të Policisë së Kosovës apo në ndonjë stacion më të afërt policor.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop