March 9, 2026
1 min read

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 80-vjeçarit të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur na rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit, më 7 mars është raportuar zhdukja e 80-vjeçarit Alush Vesel Kastrati, banues në fshatin Zatriq, Rahovec.

Sipas familjarëve, i moshuari është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në momentin e largimit ai ishte i veshur me pantallona të zeza, pallto të zezë dhe këpucë të zeza, ndërsa mbante edhe një shkop ndihmës për ecje.

Policia njofton se që nga dita e raportimit janë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për lokalizimin e tij, por deri më tani ai ende nuk është gjetur.

Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alush Vesel Kastrati (personi në fotografi), të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.

Latest from Blog

Go toTop