Policia ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë takuar të dyshuarin kosovar i cili kishte shtënë me pushkë gjahu.
I dyshuari është ndaluar nga policia dhe nga i njëjti është sekuestruar një pushkë e gjuetisë me leje për gjueti si dhe 16 fishekë.
Po ashtu, sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja.
“Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.