January 5, 2026
1 min read

Policia ndërhyn në mesnatë për t’i hequr karriget, Adriatik Lapaj dërgohet me urgjencë në spital

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes që policia shqiptare ka kryer rreth mesnatës për të larguar protestuesit e grumbulluar para Kryeministrisë.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjeve Lapaj është dëmtuar nga goditja përmes një bombole gazi dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur arsyet zyrtare të ndërhyrjes në orët e mesnatës, as nëse ka persona të tjerë të shoqëruar apo të lënduar gjatë tensioneve.

Aktivistët janë shprehur që protestat para Kryeministrisë do të vijojnë gjatë ditëve në vazhdim ku i kanë kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen.

Latest from Blog

Dardan Berisha lëndohet, Peja mbetet pa kapitenin

Klubi basketbollistik ‘Go+Peja’ e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar. Klubi verdhezi
Go toTop