March 22, 2026
1 min read

Policia ndërhyn në shtëpinë ku fshihej e dyshuara, gjen dy persona të plagosur me shenja jete

Zhvillime dramatike janë shënuar në rastin e rëndë në Majac, ku Policia ka ndërhyrë në një shtëpi ku dyshohej se ishte fshehur e dyshuara.

Gjatë kontrollit të objektit, njësitë policore kanë hasur në dy persona të plagosur, të cilët në momentin e ndërhyrjes shfaqnin shenja jete.

Ekipet emergjente janë thirrur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe do merren me trajtimin dhe transportimin e të lënduarve drejt spitalit.

Ndërkohë, operacioni policor në terren është duke vazhduar, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendja e viktimave mbeten ende të paqarta.

Latest from Blog

Go toTop