Raportohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që i shërbejnë veriut të vendit 12 orë në ditë, nga nesër do të shërbehen vetëm me një shujtë në ditë.
Opinionisti Zejnullah Jakupi, thotë se nëse një çështje e tillë qëndron, sipas tij, do të bëhet pjesë më e gjerë e problemeve të logjistikës apo përkrahjes fizike gjatë operacioneve.
“Situata është shumë e brishtë, sepse ne siç e patëm sulmin terrorist, prandaj vërtetë kjo tema që bëhet për çështjen e ushqimit apo shujtave, mund të pjesë më e gjerë e problemeve të logjistikës apo përkrahjes fizike gjatë operacioneve, por në fakt kjo nuk dihet saktë, nëse e kërkon nuk gjen shumë informata”, u shpreh Jakupi për “Kosova Today”.
Gazetari Vullnet Krasniqi nga ana tjetër thotë se shumë pak informacione jepen për një fenomen të tillë.