November 6, 2025
1 min read

Policia nis hetimet për dhunë në familje pasi u vërejtën hematoma te një grua

Policia ka bërë të ditur se gjatë një vizite mjekësore te një femër kosovare janë vërejtur disa hematoma të lehta, të martën e kësaj jave në Malishevë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka refuzuar të deklarohet për ndonjë problem dhe, sipas saj, nuk ka telashe me askënd.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda, e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Policia e ka cilësuar këtë rast si vepër penale “dhunë në familje”. 

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop