September 25, 2025
1 min read

Policia shkatërron nesër armët e vogla dhe të lehta ilegale

Policia e Kosovës nesër organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale.

Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet në ambientet e Metal 05 në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë-Ferizaj.

Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend HOXHA, zt. Nuno QUEIRÓS, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britanike, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.

“Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Programit të Kosovës për Siguri (KSSP) përmes përkrahjes financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia si dhe nëpërmjet projektit rajonal IPA, mbështetje për forcimin e luftës kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor (IPA/2021/425-067), financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga SEESAC”, thuhet tutje në njoftim.

Latest from Blog

Gratë nervozohen më shpejt se burrat

Ndryshimet në mënyrën se si gratë dhe burrat reagojnë ndaj stresit janë të shumta, dhe ato kanë bazë në aspekte biologjike, psikologjike dhe sociale. Një nga faktorët kryesorë është estrogjeni, hormon që
Go toTop